Zgjedhja e Presidentit, dështon seanca e dytë

Zgjedhja e Presidentit, dështon seanca e dytë

Seanca e dytë parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri, e zhvilluar sot, dështoi. Ashtu si në seancën e parë, asnjë kandidat nuk është propozuar nga shumica.

Raundi i tretë i votimit do të zhvillohet më 27 prill, në orën 15:00.

Në lidhje me dështimin e seancës së sotme tre-minutëshe, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta deklaroi:

Ne këmbëngulim për bashkëpunim ,dialog konsensus dhe besojmë dhe nuk duam të paragjykojmë reflektimin e opozitës. Shpresojme që dhe opozita të ketë një president që vjen nga bashkëpunimi dhe konsensusi dhe dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje.

Shpresojme se është një kohë e mjaftueshme për të mundësuar një dialog me opozitën për presidentin dhe për të tejkaluar çështjen e klimës për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme.

Sipas Kushtetutës, kandidatët për presidentë mund të propozohen nga një grup prej të paktën 20 deputetësh.

Në tre raundet e para presidenit emërohet nëse merr një shumicë prej 84 votash, ndërsa në raundin e katërt dhe të pestë mjafton një shumicë e thjeshtë prej 71 votash.

Në rastin e më shumë se dy kandidatëve, në raundin e pestë zhvillohet një balotazh ndërmjet dy kandidatëve që kanë fituar më shumë vota në e raundin e katërt.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>