Zgjedhjet 2017, PD regjistrohet në zgjedhje

Zgjedhjet 2017, PD regjistrohet në zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot kërkesën e Partisë Demokratike për tu regjistruar për zgjedhjet e 25 qershorit.

Po ashtu, Partia Republikane, aleatja më e afërt e PD, pritet të regjistrohet në KQZ, ndonëse nuk dihet ende nëse Fatmir Mediu, kreu i saj, do të jetë pjesë e listave të PD-së.

Në orët në vazhdim pritet që si PD, ashtu dhe PR të dorëzojnë në KQZ listat shumëemërore për kandidatët në të 12 qarqet e vendit.

Dita e sotme është afati i fundit për regjistrimin e listave.

Mësohet se në PD ka ende diskutime nëse përfaqësues të partive aleate do të jenë pjesë e listave të saj apo jo. Deri më tani, dihet se Nard Ndoka, kreu i PDK-së, Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së dhe Vangjel Dule, kreu i PBDNJ-së, do të jenë pjesë e listave të PD-së në vende të sigurta. Nuk ka ende informacione nëse këto parti do të mjaftohen me nga një mandat.

Media të ndryshme raportojnë se kreu i PAA-së Agron Duka po negocion me kreun e PD Basha për të marrë gjithsej tre mandate të sigurta brenda listave të PD-së.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>