Zgjedhjet e 2021 në shifra

Zgjedhjet e 2021 në shifra

Emisioni “Me Pak Fjalë” solli të mërkurën një këndvështrim përmes shifrave të zgjedhjeve të 25 prillit.

Zgjedhet e 25 prillit janë zgjedhjet e dhjeta kombëtare në Shqipëri që pas vitit 1991.

Sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, janë 3,588,869 shtetas shqiptarë me të drejtë vote që janë të regjistruar automatikisht në listat e votuesve.

Këtu përfshihet të gjithë personat me shtetësi shqiptare, pra edhe ata që jetojnë jashtë vendit.

Janë rreth 1.3 milionë shtetas shqiptarë me të drejtë vote që janë emigrantë, rreth 35% të cilët nuk mund të votojnë nga vendbanimet e tyre jashtë Shqipërisë.

Raporti gjinor mes zgjedhësve është pothuajse i barabartë, 50.5 % janë meshkuj dhe 49.5 % janë femra.

Në zgjedhjet e 25 prillit do të votojnë për herë të parë 107,024 persona.

Si pasojë e ligjit të dekriminalizimit, 1098 persona kanë humbur të drejtën për të votuar në këto zgjedhje.

 

Subjektet zgjedhore

Në zgjedhjet e 2021 kandidojnë 12 subjekte zgjedhore, parti ose koalicione. Vetëm në 5 qarqe, ku kandidojnë nga një kandidat i pavarur, ka 13 subjekte zgjedhore.

Në këto zgjedhje kandidojnë 27 parti nga të cilat 17 janë grupuar në 2 koalicione:

  • Koalicioni Partia Demokratike – “Aleanca për Ndryshim me 13 parti,
  • Koaliconi Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët me 4 parti

Janë 10 parti politike që kandidojnë veçmas, përfshi Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Në Shkodër, Lezhë, Dibër, Tiranë dhe Gjirokastër kandidojnë respektivisht, Pal Shkambi, Iliaz Shehu, Elton Debreshi, Boiken Abazi dhe Kreshnik Merxhani.

LEXO  A e meritojmë varfërinë

Në ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor, u vendos që pragu elektroal të jetë 1% në shkallë kombëtare për të gjithë subjektet politike, përfshi kandidatët e pavarur të cilët kandidojnë në një qark.

Ky prag do të përfaqësonte rreth 17 mijë vota në zgjedhjet e 2013 dhe 16 mijë vota në 2017. Pra që një subjekt të marrë mandat në Kuvend duhet minimalisht të ketë 1% të votave në gjithë vendin.

Për 140 vende në Kuvendin e Shqipërisë kandidojnë 1871 kandidatë nga të cilët 1866 janë nga partitë politike dhe 5 të pavarur.

 

Infrastuktura zgjedhore

Qytetarët në këto zgjedhje do të votojnë në 5199 qendra votimi, të ndara sipas zonave zgjedhore.

Janë 92 Zona Administrative  Zgjedhore (ZAZ), që janë zona ku votohet, mblidhen dhe numërohen votat.

Çdo qendër votimi në këto zgjedhje do të jetë e monitoruar me një kamerë që do të vendoset përballë vendit të votimit në pozicion që mos të zbulojë votën.

Ka  5,199 qendra votimi në gjithë Shqipërinë

Për këto zgjedhje do të angazhohet një numër i konsiderueshëm punonjësish.

Në të gjitha qendrat e votimit do të jenë gjithësej 36393 komisionerë ndërsa në ZAZ 756 anëtarë në gjithë Shqipërinë.

Nëse llogariten numëruesit dhe administrata e KQZ-së, janë rreth 40 mijë persona që do të angazhohen në administrimin e zgjedhjeve.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme