Zgjedhjet e 25 prillit, PD propozon Fierin dhe Korçën për votimin dhe numërimin elektronik

Zgjedhjet e 25 prillit, PD propozon Fierin dhe Korçën për votimin dhe numërimin elektronik

Partia Demokratike propozon që votimi dhe numërimi elektronik i votave në 25 prill të kryhet në Korçë dhe Fier.

Me anë të një letre të dërguar KQZ-së, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka propozuar qytetet për t’u zbatuar projekti pilot i futjes së teknologjisë në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa identifikimi biometrik do të aplikohet në të gjithë vendin, KQZ u ka kërkuar palëve politike të propozojnë zonat ku të aplikohet projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik.

PD kërkon që në Korçë dhe në Fier të votohet dhe numërohet elektronikish. Partia Socialiste ende nuk ka dërguar propozimin e saj.

WhatsApp Image at
WhatsApp Image at

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>