Zgjedhjet e 25 prillit, Shehi: 5 partitë opozitare në listë me PD

Nga Exit News
Zgjedhjet e 25 prillit, Shehi: 5 partitë opozitare në listë me PD

Partia Demokratike dhe 5 partitë e vogla aleate do të konkurrojnë në një listë në zgjedhjet e 25 prillit, sipas kreut të Lëvizjes Kombëtare për Zhvillim, Dashamir Shehi.

Në një prononcim për Report TV, Shehi tha se marrëveshja e PD me 5 partitë që kanë qenë më parë në parlament është mbyllur ndërsa LSI mendohet se do të kandidojë më vete.

“Ne jemi në fazën më të mirë. Kemi pasur shumë takime dhe besoj që në javën tjetër do të konkretizojmë formulën finale. Ne grupi opozitar i partive, 5 partive që kemi qenë më parë në parlament i jemi bashkangjitur listës së PD-së. Kjo është një çështje e mbyllur. Tani do caktohen vetëm numrat dhe vendet. Deri tani mendohet që LSI do të dalë me siglën e vetë, por akoma nuk është zyrtare. Është një çështje mes PD-së dhe LSI-së. Ne kemi bërë një marrëveshje me PD-në si 5 parti të vogla. I takon PD-së që këtë marrëveshje që ka bërë me ne, ta ndjekë ose jo me LSI-në”

Partitë aleate që pritet të jenë në një listë me PD janë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partia Demokristiane e Nard Ndokës, Partia Republikane e Fatmir Mediut, Partina Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e Vangjel Dules dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e Shpëtim Idrizit.

Më herët është paralajmëruar se PD dhe LSI do të kandidojnë veçmas në disa zona dhe në një listë në disa të tjera me qëllim maksimizimin e votave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>