Zgjedhjet në AAK, Haradinaj dorëhiqet si kryetar i partisë

Nga Exit News
Zgjedhjet në AAK, Haradinaj dorëhiqet si kryetar i partisë

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj konfirmoi sot se për shkak të zgjedhjeve në parti është dorëhequr edhe nga posti i Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Gjatë një interviste për gazetarin Bashkim Bekolli Ekonomia Online zoti Haradinaj tha se, që prej kuvendit të 29 dhjetorit kur u vendos mbajtja e zgjedhjeve në parti, ishte dorëhequr si Kryetar i AAK-së.

“Jam i dorëhequr. Do të thotë prej kuvendit të fundit të punës që e mbajtëm jam i dorëhequr. Kryej vetëm funksionet në dorëheqje që i kemi deri në zgjedhje.

[…] e kemi hapur garën [zgjedhore] në total në parti, 1 delegat-1 votë, në këtë rast nëse kandidoj, Ramush Haradinaj nuk e ka një kundërkandidat, por i ka 100 kundërkandidatë. 100 anëtarë të Këshillit Drejtues përfshirë edhe mua e marrin votën për kryetar, cilido që e merr një votë më shumë bëhet kryetar i partisë, ose i degës. Është një garë më sfiduesja e mundshmja […]”.

Zoti Haradinaj tha se në AAK të gjitha postet drejtuese do të zgjidhen me votë.

“[…] unë kandidoj vetëm për kryetar,  mirëpo çdo anëtarë i këshillit drejtues dhe çdo i zgjedhur tek ne është me bazë deleguese, s’ka ex-officio, ministra, deputetë, kryetarë komunash të gjithë janë me bazë deleguese, delegat e pastaj të drejtën me u votuar”.

Prej 29 dhjetorit AAK ka nisur procesin e riorganizimit dhe zgjedhjeve në parti. Procesi i riorganizimit të strukturave pritet të përmbyllet deri në muajin maj, ndërsa zgjedhet të zhvillohen në qershor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>