Zgjedhjet në Britani — 200 gra deputete në Parlament

Zgjedhjet në Britani — 200 gra deputete në Parlament

Më shumë se 200 gra do të ulen në Parlamentin e ri të zgjedhur në Mbretërinë e Bashkuar ditën e enjte. 

Numri i deputeteve femra të zgjedhura në këto zgjedhje është numri më i lartë në historinë parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar. Më parë, numri më i lartë ka qenë 196 deputet femra.

Constance Markievicz ka qenë gruaja e parë e zgjedhur në parlamentin britanik në vitin 1918 pas miratimin të marrëveshjes për përfaqësimin e grave në Parlament, e cila i dha të drejtën grave të kandidonin. Megjithatë, ajo nuk u ul në Parlament sepse ishte anëtare e Partisë Nacionaliste të Irlandës së Veriut, Sinn Fein. 

Gruaja e parë që u ul në parlament ishte konservativja Nancy Astor në dhjetor të vitit 1919.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>