Zgjedhjet në Britani, kush e fiton fushatën në rrjetet sociale?

Zgjedhjet në Britani, kush e fiton fushatën në rrjetet sociale?

Programi televiziv Newsbeat i transmetuar nga kanali televiziv BBC News, në më pak se një javë nga zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme në Mbretërinë e Bashkuar, ka shpallur videon më të ndjekur me përmbajtje politike të shfaqur gjatë fushatës zgjedhore.

Video me propagandë politike të transmetuara në Facebook dhe You Tube renditen si më poshtë:

Video “Liar Liar” e mbështetësve anti-konservative e krijuar nga Captain Ska është parë nga më shumë se 1,5 milionë shikues duke u renditur e para në videot e transmetuar në kanalin YouTube. Kjo video kritikon deklaratat e Kryeministres Theresa May për shëndetësinë dhe varfërinë.

Video e “Miqve Konservativë të Indisë”, ku shfaqen qytetarët e Indisë duke duartrokitur Kryeministren është parë më shumë se 40 mijë herë, megjithëse kanali i tyre në YouTube ka vetëm 35 ndjekës.

Mbështetësit e Jeremy Corbin kanë prodhuar video kolazhet më të ndjekura gjatë kësaj fushate.

Video e cila shkrin një fjalim të Corbin me këngën hit të këngëtarit Stormzy “Shut Up” është parë për më shumë se 4 milionë herë në Facebook.

Ndërkohë targeti i konservativëve kanë qenë ndjekësit e YouTube-it, të cilëve konservativët i kanë dërguar përmbajtje me pagesë.

Këto reklama kundra Corby janë parë më shumë se një milionë herë.

Mbretëria e Bashkuar do të zhvillojë zgjedhje të parakohshme më 8 qershor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>