Zgjedhjet në Kosovë, e marta afati i fundit për koalicionet parazgjedhore

Nga Exit News
Zgjedhjet në Kosovë, e marta afati i fundit për koalicionet parazgjedhore

Dita e martë është afati i fundit për partitë politikë në Kosovë që të deklarojnë koalicionet parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e mori këtë vendim të hënën gjatë mbledhjes.

Ndërkohë afati për aplikim të subjekteve politike për t’u çertifikuar për pjesëmarrje në  zgjedhje është deri më 16 janar.

Valdete Daka kryetare e KQZ gjatë fjalës së saj në mbledhje tha se për çdo votues, do të lejohet shpenzimi i 50 centëve.

“Partitë politike kanë të drejtë të shpenzojnë 934 mijë e 831 euro gjatë fushatës zgjedhore”, tha Daka.

KQZ njofton në faqen zyrtare se periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta 14 janar deri në 18 janar.

Identifikimi i votuesve të infektuar me COVID-19 do të kryhet 2 shkurt deri në 11 shkurt.

Çertifikimi i Listës Përfundimtare të Votuesve do të bëhet më 2 shkurt.

Emërimi i Anëtarëve të 38 Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve do të kryhet nga 15 janari deri më 16 janar.

Fushata e zgjedhjeve nis më 3 shkurt dhe përfundon më 12 shkurt, ndërkohë që sipas datës së vendosur nga presidentja në detyrë Vjosa Osmani zgjedhjet do të mbahen në 14 shkurt.

Sa i takon mundësisë për koalicione PDK është shprehur e hapur për koalicione, por thotë se ka disa kushte.

Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar një mundësi koalicioni me PDK.

Nisma Social Demokrate ka thënë për mediat e Kosovës se nuk do të shkrihet asnjëherë me ndonjë subjekt tjetër politik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>