Pjesëmarrja në zgjedhjet e Kosovës deri në orën 19:00 është 46.73%, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Qendrat e votimit në Kosovë u hapën në orën 7 të mëngjesit. Prej atëherë kanë votuar 780,000, nga 1 milion e 794 mijë e 862 persona me të drejtë vote.
Kryetarja e KQZ-së së Kosovës, Valdete Daka është shprehur në një konferencë për shtyp se procesi po vijon normalisht dhe se nuk ka raportime për incidente.
Kosova mban sot zgjedhjet e parakohshme paralementare. Në garën zgjedhore janë regjistruar 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare, ndërsa 1052 kandidatë synojnë për 120 vendet e parlamentit të ri.