Zgjedhjet në PD, 31% pjesëmarrja deri në orën 13:00

Nga Exit News
Zgjedhjet në PD, 31% pjesëmarrja deri në orën 13:00

Deri në orën 13:00 në zgjedhjet për kryetar të PD kanë marrë pjesë rreth 31% e anëtarëve, njoftoi Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana.

Në një dalje për median, Gjana tha se kanë votuar 23 536 nga 75 068 anëtarë që janë gjithësej.

Ai shtoi se procesi ka vijuar normalisht por pranoi se janë bërë ndryshime vëzhguesish me kërkesë të vetë kandidatëve.

Lidhur me fletët e votimit të publikuara në rrjetet sociale, Gjana tha se fotot nuk janë bërë brenda qendrave të votimit por janë publikuar nga jashtë procesit.

“E kam konstatuar këtë në dy raste nuk janë vota, por fletë votimi që është publikuar dhe njerëzit kanë bërë shënim dhe e fusin në rrjetet e tyre që nxisin individë  për të motivuar votimin e një kandidati apo tjetër”, tha Gjana.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>