Zgjedhjet, Osmani vazhdon takimet me koalicionin Nisma-AKR e Listën Serbe

Nga Exit News
Zgjedhjet, Osmani vazhdon takimet me koalicionin Nisma-AKR e Listën Serbe

Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani do të vijojë me takimet për vendosjen e datës së zgjedhjeve edhe të mërkurën, 23 dhjetor.

Presidenca njoftoi për mediat se të mërkurën, Osmani do të takohet me përfaqësues të koalicionit Nisma-AKR, me përfaqësues të grupit 6+ dhe të listës serbe.

Të martën, Osmani thirri partitë politike për të diskutuar mbi datën e zgjedhjeve në Kosovë.

Kjo erdhi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli votën e deputetit Etem Arifi për qeverinë Hoti të pavlefshme.

Vota e tij ishte vendimtare në formimin e qeverisë aktuale, i cili mori vetëm 61 vota në parlamentin me 120 vende, numri minimal i votave të kërkuara.

Vendimi i Kushtetueses rrëzon votimin e qeverisë Hoti pasi nuk sigurohet numri i mjaftueshëm i votave në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë rast, vendi duhet të mbajë zgjedhje brenda 40 ditësh.

Kjo seancë gjyqësore po zhvillohet me kërkesë të partisë Vetëvendosja, e cila pretendon se qeveria Hoti është e paligjshme, sepse për formimin e saj ka votuar dhe deputeti Etem Arifi. Arifi ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës, në momentin që ka votuar, në 3 qeshor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>