Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, kush janë kandidatët për Kryeministër

Nga Erblin Vukaj
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, kush janë kandidatët për Kryeministër

Në Kosovë zhvillohen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare të thirrura pas dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinajt.

Zyrtarisht prej orës 7:00 ka nisur të votohet edhe pse në disa qendra ka patur vonesa. Janë rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, të cilët do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre duke iu drejtuar rreth 2,500 vendvotimeve.

Për 120 vende në Parlament, në garë janë 1,067 kandidatë për deputet, 25 parti, 4 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur.

Kandidaturat kryesore për kryeministër janë:

  • Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK),
  • Albin Kurti nga Vetëvendosje (VV),
  • Kadri Veseli nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK),
  • Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSK),
  • Fatmir Limaj nga Nisma, Aleanca Kosova e Re (AKR) dhe Partia e Drejtësisë (PD).

Zgjedhjet e parakoshme vijnë pasi në korrik Ramush Haradinaj dha dorëheqjen. Zoti Haradinaj e mori këtë vendim pasi u thirr për të dëshmuar në Gjykatën e Hagës rreth dyshimeve për përfshirje në krime lufte. Kryetari i AAK-ës deklaroi se “në Gjykatën e Hagës do të shkonte si qytetar i thjeshtë kjo për të mos përdhosur institucionet e shtetit të Kosovës”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>