Zgjerohet fasha e orareve për qytetarët, rinisin aktivitetin disa biznese

Nga Exit News
Zgjerohet fasha e orareve për qytetarët, rinisin aktivitetin disa biznese

Nga dita e hënë, qytetarët do të mund të lëvizin për 2 orë. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Në një deklaratë për shtyp, ajo pohoi se fasha kohore për qytetarët do të zgjerohet nga 90 minuta në 2 orë.

Manastirliu deklaroi se nga dita e hënë do të lejohen të rinisin aktivitetin e tyre bizneset si:

  1. Dyqanet e veshjeve, tekstileve, këpucëve dhe artikujve lëkure
  2. Dyqanet që tregtojnë mobilje, të ndriçimit dhe pajisjeve shtëpiak
  3. Dyqanet e luleve
  4. Dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjeve sportive, pajisje të telekomunikacionit
  5. Taksitë
  6. Dyqane të specializuara

Ajo pohoi se dyqanet dhe qytetarët duhet të respektojnë masat e distancimit social.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>