Zgjidhen anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Zgjidhen anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Komisioni parlamentar Ad-Hoc zgjodhi sot shtatë anëtarët e Kolegjit të Posaçëm te Apelimit (KA). KA është një nga tre institucionet e përkohshme që do të bëjë riverifikimin e figurës së gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjëve të tjerë të lartë të sistemit të drejtësisë për të përjashtuar nga sistemi të korruptuarit, të paaftët dhe ata që mund të kenë lidhje me krimin.

Specifikisht, Kolegji i Apelimit do të jetë organi i vetëm dhe përfundimtar që do të shqyrtojë ankimet kundër vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ai do të përbëhet nga shtatë gjyqtarë por do të vendosë në trupa gjykuese me vetëm pesë anëtarë. Anëtarët e Kolegjit gëzojnë statusin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Anëtarët e Kolegjit janë:

  • Ardian Hajdari (Avokat)
  • Natasha Mulaj (Ndihmës ligjor prane Gjykatës së Lartë)
  • Sokol Çomo (Ish-anëtarë i KLD-së dhe Ish-kreu i Gjykatës Tiranë)
  • Ina Rama (Ish- Prokurore e Përgjtihshme)
  • Luan Daci (Avokat)
  • Albana Shtylla (Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit)
  • Rezarta Schuetz (Ish- avokate e OSBE-së në Shkup)

Anëtarët zëvendësues janë Etleva Papleka dhe Mimoza Tasi.

Anëtarët e Kolegjit duhet të miratohen nga Kuvendi brenda 10 ditëve.

Komisioni Ad-Hoc përbëhet nga Vasilika Hysi (PS), Ervin Bushati (PS), Vangjel Tavo (LSI), Eduard Halimi (PD), Flamur Noka (PD), dhe Albana Vokshi (PD).

Zgjedhja e anëtarëve te KA-së u monitorua nga Ambasadorja Vlahutin dhe Ambasadori Lu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>