Presidenti hodhi sot shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Nëntë anëtarët e rinj të KED të përzgjedhur me short janë :
- Fiona Papjorgji-gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese
- Vitore Tusha-gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese
- Ardian Dvorani-gjyqtar i Gjykatës së Lartë
- Arta Marku-Prokuroria e Përgjithshme
- Miranda Andoni -gjyqtare në Gjykatën e Apelit Gjirokastër
- Saida Dollani-gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda
- Ludovik Dodaj-prokuror në Prokurorinë e Apelit Durrës
- Fatjona Memçaj-prokurore në Prokurorinë e Apelit Tiranë
- Arjan Qafa-gjyqtar në Gjykatën Adminsitrative të Apelit Tiranë
Anëtarë zëvendësues u zgjodhën:
- Marsida Xhaferllari-gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese
- Bilbil Mete-prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
- Nazmi Troka-gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë
- Nezir Gjoka-prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
- Marjana Velçani Idrizi-gjyqtare në Gjykatën e Apelit Administrativ Durrës
Kryetari i KED do të jetë sërish Ardian Dvorani. Ligji Për Organet e Drejtësisë, parashikon se “anëtari i Gjykatës së Lartë është kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”. Siç ne e kemi argumentuar më parë, Dvorani nuk duhej të ishte pjesë e sistemit gjyqësor për shkak të të kaluarës së tij komuniste dhe problemeve me pasurinë.
KED është insitucioni kompetent për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Gjykatë Kushtetuese dhe Inspektor të Lartë të Drejtësi. KED zgjidhet në fund të çdo viti dhe ushtron detyrën për vitin pasardhës.