
Pas hapjes së punimeve të legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë, në seancën e së premtes u zgjodh Komisioni i Verifikimit të Mandateve.
Komisioni përbëhet nga 9 anëtar, 5 nga qeveria – përfshirë kryetarin – dhe 4 nga opozita. Ai ka për detyrë shqyrtimin e mandatit të 140 deputetëve.
Kryetare e komisionit u zgjodh deputetja e PS-së, Klotilda Bushka
Përveç saj nga radhët e PS-së u zgjodhën deputetët Ermonela Felaj, Aurora Mara, Nasip Naço, dhe Toni Gogu.
Ndërkohë që, nga grupi i demokratëve, u zgjodhën Saimir Koreshi, Dhurata Çupi, Blerta Bardeli dhe Belind Këlliçi.
Komisioni duhet të paraqesë deri në orën 17.00 raportin e tyre, orë në të cilën pritet të fillojë seanca e dytë parlamentare dhe pritet betimi i deputetëve.