Zgjidhet Komisioni i Verifikimit të Mandateve, e kryeson Klotilda Bushka

Nga Exit News
Zgjidhet Komisioni i Verifikimit të Mandateve, e kryeson Klotilda Bushka

Pas hapjes së punimeve të legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë, në seancën e së premtes u zgjodh Komisioni i Verifikimit të Mandateve.

Komisioni përbëhet nga 9 anëtar, 5 nga qeveria   – përfshirë kryetarin – dhe 4 nga opozita. Ai ka për detyrë shqyrtimin e mandatit të 140 deputetëve.

Kryetare e komisionit u zgjodh deputetja e PS-së, Klotilda Bushka

Përveç saj nga radhët e PS-së u zgjodhën deputetët Ermonela Felaj, Aurora Mara, Nasip Naço, dhe Toni Gogu.

Ndërkohë që, nga grupi i demokratëve, u zgjodhën Saimir Koreshi, Dhurata Çupi, Blerta Bardeli dhe Belind Këlliçi.

Komisioni duhet të paraqesë deri në orën 17.00 raportin e tyre, orë në të cilën pritet të fillojë seanca e dytë parlamentare dhe pritet betimi i deputetëve.

 

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>