
Eriselda Sefa u zgjodh të premten kryebashkiakja e re e Bashkisë Lushnje, nga Këshilli Bashkiak. Sefa më parë ka qënë zëvendëskryetare e Bashkisë.
Zgjedhja e saj në krye të Bashkisë u bë pasi kryebashkiaku Fatos Tushe u shkarkua nga Kryeministri Edi Rama, pas arrestimit nga SPAK për korrupsion.
Tushe u arrestua për korrupsion në një tender me vlerë 24 milionë lekë, për ndërtimin e kanalit vaditës në rrethinat e Lushnjes.
Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit la në burg të ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe, si dhe 15 personave të tjerë të arrestuar, më 8 korrik për akuzën e korrupsionit.