Zguri: KQZ të ndërpresë procedurat për zgjedhjet e 30 qershorit

Zguri: KQZ të ndërpresë procedurat për zgjedhjet e 30 qershorit

Klement Zguri, Kryetari i KQZ u shpreh sot se dekreti i Presidentit Meta për anullimin e zgjedhjeve ka hyrë në fuqi dhe KQZ duhet të ndalojë procedurat për organizimin e zgjedhjeve.

“KQZ duhet të ndërpresë procedurat për organizmin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Pasi dekreti i Presidentit është vendosur në fletore zyrtare”.

Ai tha se një institucion si KQZ nuk mund të gjykojë pavlefshmërinë e dekretit të Presidentit.

“Si mundet që një institucion, të gjykojë sipas interesave të veta, apo mendimit të momentit. Personalisht nuk dua të merrem me të drejtën e Metës për të nxjerrë dekret. Nuk jam gjykatë që unë të shoh ligjshmërinë apo kushtetutshmërinë e dekretit”.

Pas, kësaj deklaratë Zguri u largua nga mbledhja e KQZ. Kujtojmë se 4 anëtarët socialist të KQZ nuk e njohën dekretin e Metës për anullimin e zgjedhjeve dhe po vazhdojnë me procedurat për organizimin e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>