Zhaklina Peto kallëzon në SPAK kryetaren e KED, Tushën dhe anëtaren Andoni

Nga Exit News
Zhaklina Peto kallëzon në SPAK kryetaren e KED, Tushën dhe anëtaren Andoni

Kandidatja për në Gjykatën Kushtetuese, Zhaklina Peto kallëzoi në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) kryetaren në detyrë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Vitore Tusha dhe relatoren për dosjen e saj, Miranda Andoni.

Ajo i akuzon anëtaret e KED për shpërdorim detyre pasi e kanë skualifikuar pa të drejtë nga gara për GJK.

“Fakti qe te gjitha gjetjet mbeten pozitive, këto mund te mos përkonin me dëshirën dhe agjendë personale te relatores Andoni qe dukshëm kishte qëllim ndalimin tim nga gara” është shprehur Peto për disa media.

Zhaklina Peto u skualifikua nga gara për herë të dytë, pasi Gjykata Administrative e Apelit e riktheu në garë atë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>