Zhaklina Peto tërhiqet nga gara për Gjykatën Kushtetuese

Nga Exit News
Zhaklina Peto tërhiqet nga gara për Gjykatën Kushtetuese

Kandidatja për Gjykatën Kushtetuese, Zhaklina Peto është tërhequr nga gara, njofton KED, i cili ka përfunduar sot procedurat për verifikimin dhe vlerësimin e saj.

“Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi vijoi me shqyrtimin e gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatin për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019 vendosi: Përfundimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes, së kandidaturës së Zj. Zhaklina Peto, për shkak të tërheqjes nga kandidimi, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e KED.

Zhaklina Peto kishte paralajmëruar daljen nga gara një ditë më parë. Ajo tha se zotëron dokumentet për të mbështetur kandidaturën e saj por e ka të pamundur t’i marrë pasi është me COVID-19 që prej datës 19 dhjetor. Ajo shtoi se pavarësisht kësaj KED nuk i ka dhënë kohë më shumë.

Megjithatë, në vendimin e shpallur nga KED flitet për një tërheqje nga gara të gjyqtares Peto dhe jo për çështje që lidhen me infektimin e saj me COVID-19.

Gjykata e Apelit Administrativ vendosi të kthejë për herë të dytë në garë kandidaten për Gjykatë Kushtetuese, Zhaklina Peton. Kandidatja Peto u ishte skualifikuar nga gara për herë të dytë me argumentin se nuk plotësonte kriteret.

Tashmë për vakancën ku kandidonte Peto ka mbetur vetëm një kandidate, Sonila Bejtja.

Presidenti ka emëruar sot gjyqtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalon duke e bërë funksionale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>