Bashkia Tiranë dhe UNDP po zhvillojnë, sot në Hotel Tirana, një konference donatorësh të titulluar “Smart city, go Tirana”, e cila ka qëllim tërheqjen e financimeve të huaja për projektet publike të Tiranës.
Në konferencë do të prezantohen 112 projekte në fushën e transportit, turizmit dhe kulturës.
Në të marrin pjesë Kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të institucione ndërkombëtare.