
Me 16 dhe 17 tetor u organizua për herë të parë një forum mbi sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor gjatë pandemisë.
Forumi kishte në fokus të drejtat e njeriut gjatë pandemisë së Covid-19. Ai u organizua nga Aire Centre dhe Civil Rights Defenders me temë “Covid-19 dhe të drejtat e mbrojtura nga Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut”
Pjesmarrës në këtë forum ishin Presidenti i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, Komisioneri për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Europës, si dhe gjyqtarë dhe ish-gjyqtarë të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Forumi u zhvillua në kryeqytetet e vendeve të Ballkanit Perëndimor përkatësisht Beograd, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë, Shkup, Tiranë dhe Zagreb.