Mbahet seanca e parë gjyqsore e ‘dosjes 184’ për shitblerjen e votave në Dibër

Nga Exit News
Mbahet seanca e parë gjyqsore e ‘dosjes 184’ për shitblerjen e votave në Dibër

Në Dibër zhvillohet sot seanca e parë gjyqsore për dosjen 184, e njohur si dosja e vjedhjes së votave në zgjedhjet e 2016-ës në Dibër.

Pasi mbylli hetimet një muaj  më parë, Prokuroria ka ngritur akuzë vetëm për 4 persona ndërsa për pjesën tjetër të të dyshuarve të përfshirë në këtë çështje është kërkuar pushimi i çështjes.

Konkretisht të pandehur janë:

  1. Robert Aga ish-shef komisariati në Dibër, i akuzuar për shpërdorim detyre;
  2. Drini Gjeçi, ish-drejtor i arsimit, akuzuar për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve;
  3. Nuri Meda, zyrtar në njësinë administrative Tomin, akuzuar për shpërdorim detyre
  4. Hasan Hoti, Njësia administrative Lurë, akuzuar për kanosje të zgjedhësve

Prokuroria ka kërkuar pushimin e çështjes Dionis Imeraj, Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, Afrim Mikli, me argumentin se për këta persona është parashkruar vepra penale e shitblerjes së votave pasi kanë kaluar 3 vite.

Prokuoria ka akuzuar 4 të pandehurit për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve dhe rrezikojnë të dënohen nga 1 deri në 7 vite burg. Shpërdorimi detyrës sipas nenit 248 ka një marzh dënimi deri në 7 vite ndërsa kanosja e zgjedhësve nga një vit deri në katër sipas nenit 329 të kodit penal.

Sot vendoset nëse dosja do të rikthehet për hetim apo vijon procesi gjyqësor.

Në shtator 2019, Prokuroria e Krimeve të Rënda kaloi hetimet për “Dosjen 184” në prokurorinë e Dibrës. Ky kalim u bë në shkelje të ligjit.

Në janar 2020, SPAK konfirmoi vendimin dhe nuk pranoi të merrte çështjen për shqyrtim.

Megjithëse dosja 184 përfshin përgjime të ish-Ministrave Tahiri, Gjiknuri dhe deputetë socialistë në biseda me policë, biznesmenë dhe persona të dyshimtë të cilët angazhohen për të siguruar vota në mënyra të paligjshme për zgjedhjet në Dibër, – SPAK nuk pranoi ta shqyrtojë atë. (Kliko këtu për t’i dëgjuar përgjimet.)

Kujtojmë se PD, e ka ankimuar vendimin dhe kërkon të vihen përballë ligjit të gjithë persona e përgjuar në këtë dosje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>