Zingraf: Gjermania pro hapjes së bisedimeve mes Shqipërisë dhe BE-së

Nga Exit News
Zingraf: Gjermania pro hapjes së bisedimeve mes Shqipërisë dhe BE-së

Qeveria e Gjermanisë mendon se Shqipëria ka plotësuar kushtet për nisjen e bisedimeve më BE. Kështu u shpreh Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf gjatë vizitës në një projekt të financuar nga KFË gjermane, të hënën.

“Të njëjtën gjë konfirmoi dhe BE. Unë jam optimist për nisjen e negociatave. Por ky është një proces që kërkon dakordësinë e të gjitha vendeve. Ministri federal është pro këtyre negociatave”, u shpreh ambasadori Zingraf.

“Ky është një proces që kërkon mjaft punë, bashkëpunimin e gjithë aktorëve. Në emër të qeverisë federale për të cilën mua më lejohet të flas”, shtoi Zingraf.

Ai shtoi se qeveria gjermane dhe zviceriane do të investojnë sëbashku në projektet e infrastrukturës në vend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>