Zinxhiri i vrasjeve që i paraprin atentatit të sotëm

Nga Exit News
Zinxhiri i vrasjeve që i paraprin atentatit të sotëm

Pista për atentatin e kryer ndaj Prend Gjinit, në Tiranë, më 15 shtator, është përfshirja në pazare droge dhe hakmarrja e vazhdueshme mes dy fiseve Reçi dhe Gjini, në Rrëshen.

Atentati i Prend Gjinit ndodhi një vit pas vrasjes së vëllait të tij, një vit më parë, Armando Gjini.

Në 7 janar 2020, u vra Kastriot Reçi, pronar i televizionit Media Plus në Rrëshen përpara lokalit të tij.

Policia tha se 47-vjeçari u qëllua në orën 11:05, dhe autorët ende nuk janë identifikuar

Kastriot Reçi ishte i përfshirë në çështjen e trafikut të drogave të forta, nga Amerika Latine, në Holandë e Belgjikë e Itali.

Që prej vitit 2016 kanë ndodhur 4 vrasje të tjera në Shqipëri, Itali e Belgjikë që tregojnë konfliktet e hershme mes fisit Reçi dhe Gjini dhe rrisin dyshimet për përfshirjen e tyre në trafikun e drogës:

– Në 9 shtator 2016, u vra Sajmir Jaku, ish-drejtori i OSHEE-së, në një lokal të populluar në Rrëshen. Dyshimi kryesor i policisë ishte përfshirja në trafik droge, madje kishte dhe dyshime se Jaku kishte qenë i dënuar në Itali për trafik droge. Në këtë ngjarje, policia dyshoi se ishte përfshirë dhe Kastriot Reçi, por ky dyshim nuk u provua nga policia.

– Në 28 prill të 2017-ës u vra, në Romë, Gasper Reçi, vëllai i viktimës së sotme, edhe ky një personazh problematik, pasi ishte i përfshirë në trafikun e drogës dhe në veprimtari të tjera kriminale.

– Në 6 shtator 2017 u ekzekutua Kreshnik Gjini, nipi i Saimir Jakut, në Belgjikë. Policia belge ngriti dyshimet se vrasja e Gjinit ishte hakmarrje për vrasjen e Gasper Reçit, një vit më parë.

– Më 12 gusht 2019, u ekzektua në qendër të Rrëshenit Armando Gjini, i njohur dhe me emrin Tonin Gjini. Armando Gjini ishte pjesë e grupit të njohur me emrin e drejtuesit të tij, “Met Kananaj”, i cili njihet si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në Shqipëri.

Në gjitha vrasjet, autorët kanë vepruar me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke ngritur dyshime se mund të jenë përdorur dhe vrasës me pagesë. Asnjë prej këtyre vrasjeve nuk është zbardhur plotësisht nga policia.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>