Një vatër zjarri e cila ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre ka arritur deri në hyrje të konvikteve të studentëve të Universitetit të Korçës, njofton media të enjten.
Flakët kanë shkuar deri në afërsi të ish-pishinave të këtij qyteti duke shkaktuar panik tek kalimtarët, shkruan Balkanweb.
Zjarrëfikësit arritën të vënë nën kontroll zjarrin.