
Liderja e opozitës bjelloruse, Svyatlana Tsikhanouskaya do të takohet me Zëvendës Sekretarin e Shtetit amerikan, Stephen Biegun më 24 gusht.
Ky takim tregon përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në gjetjen e një zgjidhjeje paqësore pas zgjedhjeve të kundërshtuara presidenciale në Bjellorusi, të mbajtura më 9 gusht.
Ekipi i opozitares bjelloruse deklaroi se numri dy i diplomacisë amerikane do të takojë Svyatlana Tsikhanouskayan në Lituani, raporton Radio Evropa e Lirë.
Biegun do të takojë gjithashtu ministrin e mbrojtjes dhe atë të jashtëm në Lituani për të diskutuar mbi situatën e krijuar në Bjellorusi, përpara se të udhëtojë drejt Rusisë.