
Zvicra ka njoftuar shtrëngimin e rregullave kufizuese ditën e djelë, në përpjekje për të menaxhuar valën e dytë të virusit Covid-19 që ka goditur vendin.
Të gjithë qytetarët zviceran tashmë do e kenë me detyrim mbajtjen e maskës në çdo ambjent të brendshëm publik. Maskat janë të detyrueshme në transportin publik, dyqane, banka, kinema dhe kisha.
Qeveria i sugjeroi kujtdo që mund të punojë nga shtëpia ta bëj këtë gjë.
Gjithashtu nga dita e hënë në Zvicër do të ndalohen grumbullimet me mbi 15 persona në publik.
Zvicra, me një popullsi prej 8.6 milion banorësh raportoi ditën e premte numrin më të lartë të infeksioneve në një ditë, kur regjistroi 3,105 raste të reja.