Zvicra vendi i parë në Europë që nis vaksinimin kundër Covid-19

Nga Exit News
Zvicra vendi i parë në Europë që nis vaksinimin kundër Covid-19

Zvicra ka filluar vaksinimin e popullsisë që prej të martës, duke u bërë vendi i parë në Europë  që përdor vaksinën e Pfizer/Biotech.

Të martën e para që u vaksinua ishte një 90 vjeçare në Lucernë. Zvicra mori 100 mijë doza vaksinash.

Personat e parë që do të vaksinohen janë ata mbi 75 vjeç ose me sëmundje kronike. Ata do të ndiqen nga punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Serbia do të nisë vaksinimin e popullsisë ditën e enjte me 24 dhjetor. Serbia është i pari vend në Ballkan që do të nisë vaksinimin kundër Covid-19.

Ajo mori të martën rreth 5 mijë doza vaksinash.

Më 15 dhjetor presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç njoftoi se Serbia kishte porositur 340 mijë doza të vaksinës kundër Covid-19.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>