Zvicra vendos karantinë të detyruar për shqiptarët

Nga Exit News
Zvicra vendos karantinë të detyruar për shqiptarët

Të gjithë shqiptarët që do të shkojnë në Zvicër nga 20 gushti, do të duhet të karantinohen për 10 ditë.

Vendimi për Shqipërinë dhe një sërë vendesh të tjera është marrë nga qeveria zvicerane pas konsultimeve me ekspertët e shëndetit.

Rregullat e tjera për të hyrë në Zvicër janë:

  • Pasja e një testi negativ Covid – por kjo nuk ju përjashton nga karantina e detyruar.
  • Njoftimi dy ditë përpara i kantonit ku do të shkoni për arritjen tuaj. Në rast se ky hap nuk zbatohet, qytetarët do të duhen të karantinohen dy javë të plota.

Të gjithë ata që shkelin rregullat do të gjobiten me 10 mijë franga zvicerane.

Aktualisht në Zvicër lejohen të hyjnë ata shqiptarë që kanë leje qëndrimi zvicerane, familjarë të shtetasve zviceranë ose në raste emergjence, siç mund të jenë emergjencat shëndetësore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>