Zyra e Prokurorit të Specializuar kontrollon banesën e Jakup Krasniqit

Nga Exit News
Zyra e Prokurorit të Specializuar kontrollon banesën e Jakup Krasniqit

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen disa operacione në Prishtinë. Në njoftimin për shtyp, të mërkurën, zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi se operacionet “po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”.

Sipas medias kosovare, Koha.net, EULEX ka kontrolluar banesën e Jakup Krasniqit, kryetari i Këshillit Kombëtar të partisë “Nisma Socialdemokrate”. EULEX ka bllokuar “rrugën në të cilën gjendet shtëpia e tij, atje tashmë ka arritur ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica”, anëtarë i të njëjtës parti politike.

Dardan Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit tha për median Kosova Press se nuk ka pasur njoftim paraprak.

“Ajo çka ne e dimë është që prej orës 5-6 të mëngjesit kanë ardhë këtu me gjithë këtë numër të madh të veturave dhe numër të madh të policëve. Ajo që po na shqetëson është se nuk po na lënë të afrohemi për të parë se nëse ka nevojë për diçka. E vërteta është se kanë ardhur, nuk kemi pasur njoftim. Edhe ne jemi spektatorë sikur ju”, tha ai për Kosova Press.

Zyrtarë të Gjykatës Speciale kanë nisur kontrollin e banesës në orën 06:00, të mërkurën.
Jakup Kraniqi ka qënë një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe ish-drejtues i Kuvendit të Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>