Zyrtare, qeveria huazoi gaz lotsjellës nga Kosova për të shtypur protestat e opozitës

Nga Exit News
Zyrtare, qeveria huazoi gaz lotsjellës nga Kosova për të shtypur protestat e opozitës Protesta Shkoder Dhuna Policore

Policia kosovare ka konfirmuar lajmin se gazi lotsjellës që u përdor në Shqipëri për të shpërndarë dhunshëm protestat e opozitës u mor nga Kosova.

Përmes një njoftimi të shpërndarë në Facebook, Policia e Kosovës konfirmoi vërtetësinë e raportimit. Ajo tha se huazimi i gazit lotsjellës është bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit mes autoriteteve të Shqipërisë dhe Kosovës.

“[…] Huazimi i gazit lotsjellës fillimisht është bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes të dy institucioneve policore, si dhe mbi pëlqimin e realizuar nga të dy ministritë kompetente […] Në aspektin ligjor paraprakisht janë marrë mendimet pozitive edhe nga ana e Zyrës Ligjore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të RKS-se dhe e Policisë së Kosovës, përfshirë edhe pëlqimin e dhënë nga ana e kompanisë prodhuese të gazit lotsjellës.”

Një vit më parë opozita organizoi protesta masive për rreth 2 muaj përpara dhe gjatë fushatës zgjedhore të 30 qershorit. Pothuaj në të gjitha protestat, policia përdori gaz lotsjellës dhe mjete të tjera të dhunshme për të shpërndarë protestuesit.

Ditën e hënë portali Insajderi raportoi se Policia Shqiptare kishte huazuar rreth 500 granata gazi lotsjellës nga Kosova dhe nuk ishte sasi e blerë që prej vitit 2011 sikurse kishte pretenduar Ministri Sandër Lleshaj.

Në deklaratën e saj Policia e Kosovës këmbëngul se çdo gjë është bërë sipas “ligjeve në fuqi”.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme