Zyrtare: Romana Vlahutin largohet në gusht 2018

Zyrtare: Romana Vlahutin largohet në gusht 2018

(Exit.al) — Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin do të përfundojë mandatin e saj në Shqipëri më 31 gusht 2018. Kjo do të thotë se Vlahutin nuk arriti dot të shtyjë me një vit mandatin e saj në Tiranë gjë të cilën ajo e kërkoi formalisht.

Shërbimi i Jashtëm i BE-së (EEAS) e konfirmoi këtë fakt për Exit.al, në përgjigje të një kërkese të bërë në bazë të të drejtës për liri të informacionit.

Ndërkohë, BE kishte shpallur që para një viti aplikimin për vendin e kreut të Delegacionit në Tirana. Sipas letrës së kreut të Divizionit për Çështjet Parlamentare të EEAS drejtuar Exit.al, afati i fundit për aplikim për pozicionin e ambasadorit të BE-së në Shqipëri ishte më 20 shtator 2017. Nuk dihet nëse BE e ka përgjedhur tashmë kryen e ri të delegacionit dhe se kur ajo apo ai do të lajmërohet publikisht si zëvendësues i Vlahutinit.

Gjatë kohës që ka shërbyer në Shqipëri, statusi i diplomates që Vlahtuin gëzon në shërbimin diplomatik në Kroaci ka qënë i ngrirë, çfarë do të thotë se ajo mund t’i rikthehet karrierës së saj diplomatike në Kroaci. Vlahutin ka shërbyer për rreth 9 vjet si diplomate në Kroaci, duke arritur të ngrihet deri në nivelin e numrit dy të ambasadës së Kroacisë në Beograd.

Ka shumë pak gjasa që Vlahutin të vazhdojë karrierën e saj në shërbim të EEAS apo të Komisionit Evropian, duke qënë se ajo ishte emërim politik i Kroacisë, si përmbushje e dy kutoave të emërimeve politike që BE i dha Kroacisë mbasi ajo u bë anëtare e BE-së.

Si rezultat, ështrë e sigurtë që Vlahutin nuk do të luaj më asnjë rol në procesin e integrimit të Shqipërisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>