BE do të hapë bisedimet vetëm për Maqedoninë e Veriut por jo për Shqipërinë, pavarësisht mbështetjes së 13 vendeve të BE-së, Presidentit të Këshillit të Evropës Donald Tusk dhe Komisionit Evropian. Kështu janë shprehur diplomatë dhe zyrtarë të BE-së për ‘Reuters’.
“Maqedonia e Veriut ka shanse të mira për të hapur bisedimet me BE-në, pas marrëveshjes së arritur me Greqinë për çështjen e emrit. Por, Shqipëria mbetet ende një çështje serioze për disa qeveri të BE-së. Nuk duket se ka shpresë. I përceptuar si një vendet më të korruptuara në Evropë sipas Transparency International, Shqipëria, e cila tashmë është anëtare e NATO-s ka bërë shumë pak përparim në luftën kundër pastrimit të parave, pavarësisht se ka pushuar nga puna gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar,” u shprehën për Reuters zyrtarë të BE-së dhe të ShBA-ve.
Reuters njofton se “në shtator pritet të lidhet një marrëveshje me qeveritë e vendeve të BE-së vetëm për Maqedoninë e Veriut”.
Ndërkohë, media europiane ‘EU Observer’ citon Kryeministrin Zoran Zaev të ketë thënë se Gjermania do të bie dakord për të hapur negocitat me Maqedoninë e Veriut, në shtator, por prespektiva e Shqipërisë duket e vagët.
“Ne jemi të bindur se Maqedonia e Veriut do të hapë bisedimet me BE-në këtë vit. Kancelarja Merkel na informoi se Bundestagu do të vendosë në Shtator për miratimin e hapjes së bisedimeve ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.”
Ky pohim është bërë pas takimit të Kryeministrit maqedonas Zorav Zaev me Kancelaren Merkel, në Berlin më 14 qershor, çfarë i jep më shumë besueshmëri deklaratës së tij.
Në qershor të 2018, Franca dhe Holanda bllokuan hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke kërkuar përmbushjen e reformave.
Më 11 qershor, parlamenti holandez miratoi një mocion për moshapjen e bisedimeve me Shqipërinë, dhe nuk kaloi një mocion të njëjtë për Maqedoninë e Veriut.