Ministri i jashtëm i Katarit të shtunën u bëri thirrje talebanëve të bëjnë një armepushim, sipas një deklarate të ministrisë.
Ministri i Jashtëm i Katarit Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani u takua me shefin politik të talebanëve për të diskutuar zhvillimet e fundit në Afganistan, njoftojnë mediat.
Ministria tha se armëpushimi “do të kontribuonte në arritjen e një zgjidhje gjithëpërfshirëse politike që do të garantonte një të ardhme të begatë për qeverinë dhe popullin e Afganistanit.”
Përfaqësuesit nga Shtetet e Bashkuara, Kina dhe kombet e tjera u takuan në fillim të kësaj jave dhe ranë dakord se ata nuk do të njohin “asnjë qeveri në Afganistan që imponohet përmes përdorimit të forcës ushtarake”.
Talibanët kanë pushtuar më shumë se gjysmën e kryeqyteteve të rajoneve të Afganistanit dhe po i afrohen Kabulit.
Të shtunën, talebanët pushtuan kryeqytetet e provincave Paktika dhe Logar, kjo e fundit është vetëm 6 kilometra larg kryeqytetit afgan.