Zyrtari i lartë amerikan, korrupsioni është shkaku i krimit dhe mungesës së investimeve

Zyrtari i lartë amerikan, korrupsioni është shkaku i krimit dhe mungesës së investimeve

Korrupsioni është shkaku i krimit, i mungesës së investimeve, i mungesës së konkurencës. Kështu tha Jorgan K. Andrews, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Luftën kundër Narkotikëve dhe Forcimit të Ligji, dje në Tiranë.  Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Andrews tha se:

“Nuk ka rëndësi se nga vjen, nëse jepet mundësia, një përqindje e caktuar e njerëzve do të zgjedhin të jenë të korruptuar.

Pavarësisht nëse përpiqesh të krijosh një mjedis të mirë biznesi, të nxisësh investim nga kompani të huaja, të cilat do krijojnë vende pune për shqiptarët, apo nëse përpiqesh të qeverisësh dhe ofrosh shërbime për qytetarët – të gjitha këto gjëra minohen nga korrupsioni.

Korrupsioni imponon kosto dhe në botën e globalizuar ku jetojmë, vendet tona nuk mund të jenë konkuruese nëse jemi të korruptuar. Nuk konkurojmë dot për biznes, nuk konkurojmë dot për mundësi, nëse paguajmë çmim ekstra për shkak të korrupsionit.”

E vetmja mënyrë për të luftuar korrupsionit, sipas tij, është forcimi i institucioneve:

“Nëse nuk kemi institucione të forta, të afta dhe të besueshme që krijojnë shtysat e duhura për sjellje të ndershme dhe shkurajojnë sjelljen e pandershme

Realizimi i kësaj do t’i bëjë më të fortë luftën kundër organizatave kriminale ndërkombëtare për të ulur përmasat e trafikimit njerëzor, trafikut të drogës, dhe të tjera veprimtari kriminale”.

Jorgan Andrews tha se ideja pas krijimit të institucioneve antikorrupsion në vend, si SPAK dhe BKH ka qënë që ata të ndihmojnë “institucionet shqiptare të bëhen më të forta, më transparente dhe të ofrojnë shërbime më të mira dhe drejtësi për qytetarët”.

Funksionari amerikan i dha rëndësi reformës së burgjeve. Ai tha se pa reformën në burgje asnjë reform tjetër, përfshi atë në polici, dhe në gjykata nuk ka vlerë.

“Nëse reformohet policia, prokurorët dhe gjykatat, por nuk ke bërë gjë me burgjet, pavarësisht nëse arreston, heton dhe dënon një anëtar të krimit të organizuar, ai person mund të shkojë në burg dhe prapë ta drejtojë sipërmarrjen kriminale nga burgu”.

Ai tha se interesi i SHBA-ve është të “ndërtojmë një program që ndihmon për të siguruar që qeveria në fakt t’i kontrollojë burgjet dhe të sigurohet që të burgosurit nuk vazhdojnë të drejtojnë sipërmarrjet e tyre kriminale nga burgu.”

Për kategorizimin e Shqipërisë si vend transit për kalimin e drogës në raportin e DASH, Andrews tha se grupet kriminale ndërkombëtare, përfshi ato në Shqipëri, po “përdorin globalizimin e logjistikës, korridoreve dhe rrjeteve për të trafikuar drogë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>