Zyrtari i PS-së në Fier akuzon forcat e tjera politike për dëmtimin e zyrës elektorale

Nga Exit News
Zyrtari i PS-së në Fier akuzon forcat e tjera politike për dëmtimin e zyrës elektorale

Partia Socialiste në Fier thotë se sulmi me gurë në zyrën elektorale është kryer nga forca të tjera politike por pa i përmendur me emra.

Aljosha Doko, bashkëkryetar i shtabit të Partisë Socialiste tek lagjia 1 Maj, tha për mediat se thyerja e xhamit të zyrës elektorale të PS-së tregon “se çfarë ofrojnë këto forca”.

Kjo që ka ndodhur sot tregon se këto forca kërkojnë destabilizim, ne nuk i vendosim dot emra se kush forca atë e zbaton ligji dhe e zgjidh ligji. Por që nuk ka ndodhur në qytetin e Fierit të goditen shtabet. Kjo është një lojë e atyre që kërkojnë të çorodisin dhe të shkëpusin vëmendje. Nuk na vjen fare mirë që shtabet elektorale goditen.”, tha Doko.

Disa orë pas mesnate në Fier janë qëlluar me gurë një nga zyrat elektorale e PS-së dhe një e PDIU-së. Ende nuk është kapur autori i ngjarjes.

Një rast i ngjashëm u raportua rreth një muaj më parë ku u thyen xhamat e zyrës elektorale të Partisë Demokratike në njësinë numër 7 në Tiranë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>