Papa Françesku dënon rendjen pas kënaqësive materiale
Në meshën e përvitshme të Vigjiljes së Krishtlindjes, Papa Françesku dënoi dhënien pas konsumit e kënaqësive materiale dhe kulturën e indiferencës që ndeshet sot në botë. Ndër të tjera, Papa është shprehur: “Në një shoqëri kaq shpesh të dehur nga kunsumi i shfrenuar e kënaqësitë fizike, pasuria e ekstravaganca, prirja për t’u dukur dhe narçicizmi,