Ndalohet qarkullimi i makinave që shkarkojnë gaz mbi normë

Makinat me nivel të lartë të shkarkimit të gazrave nuk do të lejohen më të qarkullojnë. Duke filluar nga 1 korriku i vitit 2016, automjetet e prodhura para vitit 2002, të cilat e kanë nivelin e shkarkimit të gazit nën normën e lejuar të direktivës së BE-së, nuk do të kalojnë testin e kolaudimit. Ky

Prokuroria dërgon në gjykatë nëntë persona për mashtrimet me ilaçet

Prokuroria e Tiranës dërgoi sot në gjykatë nëntë persona, të akuzuar për mashtrime me rimbursimin e ilaçeve. Dëmi i shkaktuar ndaj shtetit nga kjo skemë mashtrimi, në periudhën shtator 2014 – mars 2015, është mbi 560 milionë lekë. Gjashtë prej të akuzuarve janë farmacistë, ndërsa tre të tjerët janë ish drejtori dhe dy ish zyrtarë

Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Serbinë

Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian. Rekomandimi vjen pas normalizimit të marrëdhënieve Serbi –Kosovë. Në raportin e Komisionit deklarohet se “Serbia në mënyrë aktive dhe konstruktive është përfshirë në vendosjen e dialogut me Kosovën dhe ka përmirësuar bashkëpunimin me Eulex”.

Komisioni i posaçëm miraton amendamentet e nevojshme për dekriminalizimin

Këshilli i posaçëm parlamentar për dekriminalizimin votoi sot në parim amendamentet kushtetuese të nevojshme për proçesin e dekriminalizimit. Këto amendamente u votuan në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e Komisionit. Paketa me ndryshime do të votohet ditën e enjte në seancën e Kuvendit. Nëse miratohet nga deputetët, proçesi i dekriminalizimit të politikës e administratës

Zgjidhen katër anëtarët e rinj të KLD-së

Konferenca Gjyqësore zgjodhi sot katër anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ata janë: Brunilda Kadi, Gerd Hoxha, Eneida Civici dhe Petrit Como. Të katërt fituesit morën më shumë sr 208 vota, që ishte kurifi i poshtëm i nevojshëm. Në garë ishin gjthsej shtatë gjyqtarë.

Në PD ndalohet të dashurohesh me “armikun”

Reila Bozdo, një prej koordinatoreve të Partisë Demokratike, ka deklaruar sot se nëse dashurohesh me kundërshtarin, nuk mund të jesh më një opozitar i vërtetë. Në një status në Facebook, ajo shkruan se besimi tek politika ka humbur për shumë arsye, një prej të cilave është marrëdhëniet e dashurisë me kundërshtarin. “Politikanë të partive kundërshtare

Shqipëria mungon në Konferencën Ndërkombëtare për Klimën

Shqipëria ishte i vetmi vend që mungoi në Konferencën Ndërkombëtare për Klimën, zhvilluar në Paris. Konferenca mbylli punimet të shtunën, në datë 12 dhjetor, pas dy javësh bisedimesh intensive. Marrëveshja e arritur në këtë konferencë, për uljen e nivelit të gazeve që shkaktojnë efektin serë, është një marrëveshje historike. Të 195 shtetet nënshkruese do të

PD akuzon qeverinë për emërime klienteliste në administratë

Partia Demokratike akuzoi sot deputetët dhe ministrat e majtë për emërime klienteliste në administratë. Enkelejd Alibeaj, kryetari i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, në një konferencë për shtyp, deklaroi se “ky është shteti i Edi Ramës, një shtet i korruptuar, tribal, që funksionon me lidhje nepotike e me rekrutime me para’ në dorë.”

Ambasadori Lu bën insituatë kundër gjyqtarit Gjin Gjoni

“Gjyqtarët e korruptuar mbajnë në dorë ora ‘Cartier’” deklaroi sot ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu. Duket se kjo deklaratë i është drejtuar gjyqtarit Gjin Gjoni, i cili cilësohet nga media si “Mister Cartier”. Zoti Gjoni njihet si i apasionuar pas firmës Cartier.    

Prokurori i Përgjithshëm kritikon kritikat e të huajve

“Ajo që konstatojmë jo pa shqetësim është fakti se nevoja për reformimin e sistemit të drejtësisë po shoqërohet me një fjalor publik negativ ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve nga shumë faktorë publike si dhe aktorë vendas dhe të huaj.” Kështu u shpreh Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, menjëherë pas kritikave të ambasadorit Lu dhe ambasadores Vlahutin,

13 1963 1973 1983 1993 2003 251