Aksident automobilistik me viktima në Bovillë

Dy persona humbën jetën vdekjen dhe shtatë të tjerë u plagosën në një aksident automobilistik në Bovillë, të shtunën mbasdite. Një makinë me gjashtë pasagjerë doli nga rruga, për shkaqe ende të paditura, dhe ra në një humnerë, buzë liqenit të Bovillës.  Viktimat janë të moshës 24 dhe 40 vjeç.

Rezart Taci në hetim nga prokuroria zviceriane

Prokuroria zviceriane ka nisur që në vitin 2014 një hetim ndaj biznesmenit Rezart Taci. Dy kompani të tregtimit të naftës dhe energjisë, njëra hollandeze dhe tjetra panameze, e kanë denoncuar Zotin Taci për mashtrim dhe falsifikim dokumentash, si rezultat ato kanë pësuar dëme ekonomike në miliona euro.

Thënie të Kryeministrit Rama dje në Kuvend – Pa koment

“E bëtë shtetin kashtë e koqe. Si mund të luftohet varfëria me rrush e kumbulla?! Ju nuk kopjoheni. Jeni të pakjopueshëm dhe të papërsëritshëm në llojin tuaj, sepse vetëm flisni për atë që s’dini dhe s’dini atë që flisni.” “Gjobat janë të larta sepse janë për ata që shkelin ligjin. Përse burg? Po burgu për

Miratohet buxheti i vitit 2016

Dje, u zhvillua një seancë maratonë në kuvend. Në seancë u miratua projektligji i “Buxhetit të 2016” dhe u hodh poshtë kërkesa për hetimin ndërkombëtar të çështjes CEZ. Në kuvend u votuan dhe dy anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Edlira Jorgaqi e Partisë Socialiste dhe Klement Zguri i Partisë Demokratike.  

AMA ndalon transmetimin e thirrjes së PD për protestë

Dje në mbremje, Autoriteti i Mediave Audiovizive në një deklaratë drejtuar mediave ka ndaluar shfaqjen e thirrjes së opozitës për protestë në 8 Dhjetor. Në deklaratë thuhet se ajo “ konsiderohet si reklamë politike dhe transmetimi i saj është në kundërshtim me nenin 41, pika 2 të ligjit mbi transmetin e Reklamave”. Ora News njoftoi se

ISIS merr përsipër sulmin në San Benardino të Kalifornisë

ISIS ka marrë përsipër sulmin masiv me armë që u krye para një jave në San Benardino të Kalifornisë. ISIS deklaroi dje se autorët e masakrës janë anëtarë të tij. Sulmi u krye nga një çift mysliman, 27 dhe 28 vjeç, të cilët hapën zjarr me armë automatike brenda një qendre sociale për trajtimin e personave me

Bankers Petroleum paguan rroga marramëndëse

Drejtuesit e kompanisë Bankers Petroleum paguhen nga një milion deri në 10 milionë lekë në muaj. Sipas Drejtorisë së Tatimeve vetëm 100 persona në të gjithë vendin paguhen me rrogë mbi një milionë lekë në muaj dhe 70 prej tyre janë punonjës të Bankers Petroleum. Sipas Gazetës Dita, Bankers paguan rreth 70 persona me paga mbi

Bankers Petrolium arrin marrëveshje me qeverinë

Bankers Petrolium ka arritur marrëveshje me qeverinë për zhbllokimin e llogarive të saj bankare. Kompania ka pranuar të paguajë detyrimin tatimor prej 54 milionë euro. Pagesa do të kryhet me këste gjatë gjithë vitit 2016. Fillimisht Bankers do të paguajë 10 për qind të shumës dhe pastaj do të paguajeë 4,3 milionë dollar për çdo muaj të

Dhoma e Tregtisë: Qeveria nuk u konsultua me ne për paketën fiskale

Disa shoqata biznesi dhe Dhoma e Tregtise akuzuan qeverinë se nuk ka dëgjuar kërkesat e tyre për hartimin e paketës fiskale të vitit 2016. Sipërmarrësit kërkuan nga qeveria që të marrë parasysh propozimet e tyre për taksat. Ata propozojnë : Në sektorin e bujqësisë: TVSH 8 për qind, tatim-fitimi 0 për qind, dividenti 10 për

Ambasadori gjerman pro hetimit te gjyqtarëve e prokurorëve

Sot, ambasadori gjerman Helmut Hoffman deklaroi se nevojitet hetim i plotë i gjyqtarëve dhe prokurorëve. I pranishëm në tryezën e diskutimit për reformën në drejtësi, Zoti Hoffman tha se “nëse hetimi i pasurisë se gjyqtarëve e prokurorëve do të bëhet realisht dhe jo si një farsë e pakuptimtë, Shqipëria do e ketë më të lehtë

13 2073 2083 2093 2103 2113 251