BE-ja njeh pjesërisht pashaportën shqiptare të vaksinimit
Komisioni Evropian bëri me dije të mërkurën se do të njoh pashaportat e vaksinimit të 7 vendeve jo anëtare të BE-së, mes të cilave edhe Shqipëria. BE-ja do të njoh pashaportat digjitale edhe për Andorran, Ishujt Faroe, Izraelin, Monakon, Marokun dhe Panaman. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se të gjithë qytetarët e vaksinuar do