Partia Demokratike denoncoi sot, inkriminimin e administratës shtetërore të qeverisë Rama.
Enkelejd Alibeaj, kreu i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë në PD, në një konferencë për shtyp, tha se drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), në degën e Kurbinit Lekë Tuna është një trafikant mjetesh motorrike.
“Lekë Tuna është kreu i një grupi kriminal që vidhte dhe trafikonte makina, e pikërisht me Edi Ramën u shpërblye duke u bërë drejtori i OSHEE për Kurbinin,” deklaroi Zoti Alibeaj
Sipas opozitës, Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar arrestimin e Zotit Tona më 5 prill, por lajmi është fshehur qëllimisht, dhe ai vazhdon të jetë në krye të detyrës.
“Ndarja e pushteti me kriminelët është arsyeja kryesore se përse Rama nuk e pranon zbatimin e ligjit të dekriminalizimit,” mbylli deklaratën Enkelejd Alibeaj.