Prokuroria e Krimeve të Rënda urdhëroi sot, pushimin e çështjes dhe lirimin nga burgu të Vladimir Gjutës dhe Baftjar Brukës, akuzuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ministrit Tahiri.
Ende nuk janë bërë publike arsyet e pushimit të çështjes. Ndërkohë, sipas ABCNews ministri Tahiri nuk është paraqitur në prokurori për të dhënë dëshminë e tij si person i dëmtuar, pavarësisht se është thirrur dy herë.
Vënia e tritolit në farmacinë e babait të ministrit Tahiri ndodhi në fillim të vitit 2015. Nga atentati pati vetëm dëme materiale.