Partia Demokratike kërkon monitorim të sipërfaqeve të mbjella me drogë

Partia Demokratike i kërkoi sot Kryeministrit Rama monitorimin e gjithë territorit shqiptar për të gjetur sipërfaqet e mbjella me lëndë narkotike. Deputeti Flamur Noka, njëkohësisht dhe zëvendëskryetari i Komisionit të Sigurisë në Parlament, deklaroi se sipërfaqet e mbjella me lëndën e tipit cannabis sativa janë pesëfishuar dhe janë shtrirë nga jugu në veri, pasi kultivuesit dhe trafikuesit e tyre kanë mbështetje nga zyrtarë të policisë apo të qeverisë.

Ai tha se kultivuesit e tyre po përdorin fara të veçanta dhe simulues që përshpejtojnë ciklin e rritjes së bimës dhe njëkohësisht, rrisin sasinë e drogës së trafikuar.

Zoti Noka tha se ky monitorim mund të bëhet nga policia italiane pasi që prej vitit 2011 ka një marrëveshje bashkëpunimi mes dy shteteve. Ai kërkoi traspararencë të plotë nga qeveria dhe marrjen e masave urgjente për këtë çështje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>