Administrativja hedh poshtë kërkesën e Gurit e Galdinit për ndalimin e punimeve në Parkun e Liqenit

Gjykata Administrative rrëzoi sot, kërkesën e Sazan Gurit dhe Arian Galdinit për ndalimin e punimeve tek këndi i lojrave në Parkun e Liqenit Artificial. Ndalimi i punimeve ishte kërkuar si masë sigurie deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor për një tjetër kallëzim penal të bërë më parë ndaj Kryebashkiakut Veliaj.

Kërkesa e tyre në gjykatën Adminstrative u bë më 12 prill, disa pas kallëzimit penal të Kryebashkiakut Veliaj në Prokurorinë e Përgjithshme.

Dyshja Guri – Galdini akuzojnë akuzojnë Kryebashkiakun Veliaj për shkelje të ligjit për ndërtimin e këndit të lojrave brenda Parkut të Liqenit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>