Përfundon numërimi për rektorët e universiteteve, Mynyr Koni rektor i Universitetit të Tiranës

Mëngjesin e sotëm ka përfunduar procesi i numërimit për zgjedhjen e rektorëve të 6 universiteteve të Tiranës.

Universiteti i Tiranës, ku gara ka qenë më e fortë, do të drejtohet nga Mynyr Koni, i cili fitoi përballë Klodeta Dibrës. Zoti Koni, ish dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës mori 460 vota kundrejt 243 që mori Zonja Dibra, ish dekane e Fakultetit të Gjuhevë të Huaja.

Universitetin e Mjekësisë do ta vazhdojë ta drejtojë kururgu Arben Gjata, i cili fitoi përballë Mira Racakollit dhe Petrit Bares. Ai prej disa muajsh ishte rektor i emëruar i universitetit.

Në Universitetin Politeknik garën e fitoi Andrea Maliqari, që më parë ishte dekan i Fakultetit të Urbanistikës dhe Arkitekturës.

Universitetin Bujqësor të Tirans do ta drejtojë Bahri Musabelliu, që fitoi garën kundër Ardian Maçit.

Në Universitetin e Arteve fitues u shpall Kastriot Çaushi me një diferencë votash ndaj dy kandidatëve të tjerë, Artan Peqinit e Fatmir Hysit.

Në Universitetin e Sporteve, garën e fitoi Agron Cuka, i cili kandidonte përballë Artan Shytaj.

Aktualisht vazhdojnë numërimet për dekanët e fakulteteve dhe përgjegjësit e departamenteve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>