Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka, të dyshuarit kryesor për vënien e tritolit në farmacinë e babait të minitrit Tahiri, u liruan sot nga burgu. Dy të arrestuarit akuzoheshin për “krijim të grupit të strukturuar kriminal”, “kryerje të veprave me qëllime terroriste” dhe “ kryerje të veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Por, Prokuroria e Krimeve të Rënda pushoi procedimin penal ndaj Gjutës dhe Brukës, pasi nuk kishte gjetur prova që ngjarja e shkurtit të 2015-ës ishte bërë nga ata.
Në 10 shkurt 2015, u vendos lëndë plasëse e llojit tritol në farmacinë e babait të ministrit Tahiri dhe në një stacion autobuzi afër shkollës “Vasil Shanto”.