Deputetët socialistë Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi akuzuan sot Kryeministrin Rama se po shpenzon para vetëm për lukse dhe ka harruar problemet e vërteta të shqiptarëve.
“Ai harxhon para për luks nuk harxhon para për rrugë. Rilindja nuk e njeh Shqipërinë. Keni parë ndonjë ministër të vijë këtu? Nuk e bëjnë këtë gjë. Për këta rëndësi ka ndrixhim në mes të Tiranës, pllaka majolike në Durrës, Kulla në Korçë, stadium në Elbasan,” deklaroi Zoti Blushi në një takim me qytetarët e Dibrës.
Zonja Hafizi, në fjalën e saj, theksoi nevojën që ka vendi për qytetarët e thjeshtë në politikë. “A mund të kemi ne një politikë e cila e vë Shqipërinë mbi partinë?” iu drejtua deputetja Hafizi qytetarëve.
Deputetët Blushi dhe Hafizi prej disa ditësh kanë nisur një tur informues në gjithë Shqipërinë me emrin “Shqipëria mbi Partinë”.